Bota

VIDEO/ Protestat në Iran, dëgjohen të shtëna me armë! Vritet një 22-vjeçar

Gjatë protestave në qarkun fqinj kurd të Salas-e Babajani, një 22-vjeçar i quajtur Arin Muridi u vra. Ai u godit me armë zjarri nga forcat qeveritare gjatë protestave të Salas-e Babajani të dielën në mbrëmje.

10 Tetor 2022, 15:45 Nga e.k
VIDEO/ Protestat në Iran, dëgjohen të shtëna me armë!
Gazetat iraniane shkruajnë për vdekjen e Mahsa Amini

IRAN- Të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime u dëgjuan në qytetin kurd iranian Sanandaj të hënën, ndërsa protestat për vdekjen e Mahsa Amini vazhduan të përhapeshin në të gjithë vendin.

Zyrtarët qeveritarë po mundohen ti fund protestave të udhëhequra nga të rinjtë iranianë, veçanërisht gratë, që më parë konsideroheshin si të painteresuara nga politika. Qeveria britanike pritet që të shpallë një raund të parë sanksionesh kundër zyrtarëve iranianë që mendohet se po shtypin me dhunë demonstratat.

Dhuna në zonat kurde të hënën në mëngjes pasqyron rrënjët kurde të Amini. Demonstratat në rajon filluan më 17 shtator pas funeralit të saj. Amini vdiq në paraburgim pasi u ndalua nga "policia e moralit" e Iranit. Grupi i të drejtave të njeriut HengaW postoi pamjet në një lagje të Sanandajt ku dëgjoheshin të shtënat me armë.

Gjatë protestave në qarkun fqinj kurd të Salas-e Babajani, një 22-vjeçar i quajtur Arin Muridi u vra. Ai u godit me armë zjarri nga forcat qeveritare gjatë protestave të Salas-e Babajani të dielën në mbrëmje.

mahsa amini iran

Sondazh

Poll