Bota

Zyrtarët: 84 raketat që u hodhën në Ukrainë goditën infrastrukturën në 8 rajone

CNN shkruan se në katër rajone, Lviv, Poltava, Sumy dhe Ternopil, nuk kishte furnizim me energji elektrike. 

10 Tetor 2022, 17:09 Nga I.A

 

Zyrtarët: 84 raketat që u hodhën në Ukrainë
Sulmet

 

UKRAINË- Një total prej 84 raketash u hodhën në Ukrainë të hënën së bashku me një numër dronësh sulmues. CNN shkruan se në katër rajone, Lviv, Poltava, Sumy dhe Ternopil, nuk kishte furnizim me energji elektrike. 

"Që nga ora 14:00. me orën lokale (06:00 ET,) "Federata Ruse ka përdorur 84 raketa lundrimi dhe 24 UAV, duke përfshirë 13 drone iranian Shahid-136", tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, duke shtuar se 56 nga armët ruse u shkatërruan - 43 raketa lundrimi dhe 13 UAV, ku përfshiheshin 10 dronë kamikaze.
Objektet kritike të infrastrukturës – kryesisht objektet e furnizimit me energji, u goditën në tetë rajone dhe në qytetin e Kievit, ku shpërthyen më shumë se 30 zjarre. Si rezultat i sulmit terrorist, 11 persona vdiqën dhe 64 u plagosën”, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës (SES).

 

Zyrtarët: 84 raketat që u hodhën në Ukrainë
Harta

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll