Bota

PAMJE TË REJA- Si shpërtheu ura e Krimesë, ende asnjë 'fajtor'

Siç duket edhe nga pamjet, çdo gjë duket se është në rregull, derisa ndodh shpërthimi, për të cilin dyshohen ukrainasit, por deri më tani nuk kanë pranuar asgjë zyrtarisht.

10 Tetor 2022, 15:54 Nga k.m.
PAMJE TË REJA- Si shpërtheu ura e Krimesë, ende asnjë
Foto nga shpërthimi

UKRAINË- Pas shpërthimit të urës së Krimës, ka nisur sërish bombardimi i kryeqytetit të Ukrainës nga forcat ruse. Mes objektivave të goditur mëngjesin e sotëm, në kuadër të “hakmarrjes” për shkatërrimin e urës që lidh Krimenë me Rusinë, është edhe ura e qelqtë e këmbësorëve në qendër të Kievit.

Ndërkohë që mbi Kiev vazhdojnë dhe dëgjohen ende sirenat, në mediat e huaja janë publikuar video nga momenti i shërthimit në urën e Krimesë. Siç duket edhe nga pamjet, çdo gjë duket se është në rregull, derisa ndodh shpërthimi, për të cilin dyshohen ukrainasit, por deri më tani nuk kanë pranuar asgjë zyrtarisht.

Ndërkohë që sot si kundërpërgjigje, të paktën 10 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në breshërinë e sulmeve me raketa që Kievi mori për herë të parë që nga qershori i kaluar. Edhe parqet dhe këndet e lojërave u prekën nga shpërthimet, ndërsa i gjithë qyteti është në alert në rast përsëritjeje të sulmit. 

lufta ukraine-rusi shperthimi i ures ne krime

Sondazh

Poll