Sport

“Inter, Inter vaffanc…”, zbulohet kori i tifozëve të Barcelonës në “Camp Nou”. Bëhet gati “ferri” për zikaltrit!

Barcelona është në atmosferën e Champions League. Gjatë ndeshjes kundër Celta Vigo-s, një pjesë e tifozëve në ‘Camp Nou’ filluan korin: "Inter, Inter vaff...".

10 Tetor 2022, 13:04 Nga DOSJA

“Inter, Inter vaffanc…”, zbulohet kori i tifozëve

SPANJË- Barcelona është në atmosferën e Champions League. Gjatë ndeshjes kundër Celta Vigo-s, një pjesë e tifozëve në ‘Camp Nou’ filluan korin: "Inter, Inter vaff...". Ditën e mërkurë, ekipi zikaltër do të luajë raundin e katërt të Champions League, përballje që është shumë e rëndësishme për ekipin spanjoll.

Ndeshja në ‘San Siro’ kishte lënë pas protestat e Xavi-t për mosdhënien e një prenalltie në favor të Barçës për një prekje me dorë të Dumfries në zonë, një irritim edhe nga presidenti Laporta.Një ish-Barcelona si Andres Iniesta foli gjithashtu për këtë: "Për mendimin tim, gjërat për të cilat flasim ishin të qarta dhe, duke pasur parasysh rëndësinë e lojës, kur të godasin negativisht, ti e ndjen goditjen. Megjithatë, Interi ka një të mirë.”

E.Ç (Dosja.al)

barcelona inter

Sondazh

Poll