Sport

Milan, vijon “epidemia e dëmtimeve”, kuqezinjtë humbasin yllin e skuadrës para ndeshjes me Chelsea-n

Milan dhe Stefano Pioli nuk do të mund të llogarisin Charles De Ketelaere në ndeshjen e radhës të Champions League planifikuar për të martën mbrëma në San Siro kundër Chelsea-t.

10 Tetor 2022, 13:10 Nga DOSJA

Milan, vijon “epidemia e dëmtimeve”, kuqezinjtë humbasin

ITALI- Milan dhe Stefano Pioli nuk do të mund të llogarisin Charles De Ketelaere në ndeshjen e radhës të Champions League planifikuar për të martën mbrëma në San Siro kundër Chelsea-t.

Në fakt, xhevahiri belg nuk do të jetë për shkak të një tendosjeje muskulore dhe nuk mori pjesë në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës. De Ketelaere punoi vetëm në palestër duke pritur nëse do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kampionatit kundër Veronës që do të luhet të dielën në mbrëmje në Bentegodi.

Një mungesë e rëndësishme për Milanin, që ndaj Chelsea-t kërkon të fitojë për të mbyllur llogaritë e kualifikimit.Klasifikimi i Grupit E në fakt për momentin është Salzburg 5 pikë, Chelsea dhe Milan 4, Dinamo e Zagrebit 3.

E.Ç (Dosja.al)

milan chelsea

Sondazh

Poll