Sport

Sevillas i mungon ‘truri’, Sampaoli ende nuk mund ta llogarisë Fernandon…

Mesfushori është dobësuar nga një virus, që i prek stomakun dhe nga i cili ende nuk është shëruar. Braziliani mungon prej dy javësh

10 Tetor 2022, 10:59 Nga DOSJA

Sevillas i mungon ‘truri’, Sampaoli ende nuk mund ta llogarisë

SPANJE - Sevilla udhëton mëngjesin e sotëm drejt Dortmundit, ku nesër do të luajë ditën e katërt të fazës së grupeve të Champions League me Borussia, e cila më pak se një javë më parë mundi andaluzianët (1-4) teksa drejtoheshin nga Julen Lopetegui në stadiumin ‘Sánchez-Pizjuán’. 

Jorge Sampaoli, trajneri i ri i pankinës andaluziane, ka marrë të gjithë lojtarët e tij në dispozicion për eventin europian, ku do t'i mungojnë dy lojtarë: Óliver Torres dhe Fernando Reges. I pari prej tyre, autor i golit të pare që mungon për shkak të dëmtimit, ndërsa me të dytin situata vazhdon të jetë alarmante, pasi ai nuk ka punuar me grupin që nga pushimi i kombëtareve.

Fernando është prekur prej disa kohësh me një virus, që prek stomakun e tij dhe gjithashtu shkakton temperaturë. Ai ka luajtur me të në trup, duke i përfunduar ndeshjet deri në limit, por prej dy javësh tani nuk ka dalë as të stërvitet. Ai as nuk udhëton me skuadrën për në Gjermani. Dhe trajneri argjentinas ka nevojë urgjente për të, si pjesa tjetër e ekipit të tij. 

Fernando është i vetmi mesfushor mbrojtës natyral pranë Gudelj. Ai i njeh gjërat e tij dhe prania e tij transmeton qetësi te shokët e skuadrës përreth tij, nga qendërmbrojtësit e deri te vetë mesfushorët. Sampaoli lutet që ta ketë sa më shpejt dhe shërbimet mjekësore të Sevillas të gjejnë një zgjidhje për sëmundjen e Fernando. 

Ja dhe lista e Sevillas për Champions League:

Sevillas i mungon ‘truri’, Sampaoli ende nuk mund ta llogarisë

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll