Sport

ÇMENDURIA/ Dy milionë firma kundër Erling Haaland! Parlamentit Britanik i kërkohet deportimi i sulmuesit. Ja ‘krimet’ e tij…

Eshtë bërë një peticion nga tifozë të shumtë, që çështja e norvegjezit të debatohet në një seancë parlamentare. Qeveria e ka anashkaluar kërkesën…

10 Tetor 2022, 12:05 Nga DOSJA

ÇMENDURIA/ Dy milionë firma kundër Erling Haaland! Parlamentit

ANGLI - Fillimi i pabesueshëm i sezonit nga Erling Haaland nuk ka kaluar pa u vënë re nga askush në Britaninë e Madhe. Deri më tani nuk ka pasur asnjë skuadër që nuk e ka pësuar prej tij në Premier League, përveç Bournemouth. Me 15 gola në 9 ndeshje, norvegjezi është kthyer në makthin e rivalëve të Manchester Cityt, të cilët nuk gjejnë dot mënyrën për ta ndalur.

Për këtë arsye, ka tifozë që kërkojnë mënyra të reja për ta ndalur dhe kanë gjetur një mundësi jashtë fushës, që është më shumë një utopi, sesa një mundësi reale. Është një grumbullim nënshkrimesh, që propozimi të debatohet në Parlamentin Britanik.

Parlamenti ka një portal qytetar, ku mund të bëhen propozimet dhe nëse i kalojnë 100 mijë firmat, debatohen në seancë parlamentare. E pra, propozimi kundër Haalandit i ka tejkaluar shumë kushtin, pasi janë grumbulluar më shumë se dy milionë firma, duke u bërë propozimi më i kërkuar në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Por cili është propozim kundër Haaland? Për çfarë akuzohet ai? Propozimi është që "të dëbohet nga Premier League për shkak se është robot". Natyrisht, përkundër suksesit të propozimit, i cili ka shënuar rritje eksponenciale në rrjetet sociale, qeveria britanike e ka eliminuar atë si një propozim jo serioz dhe i diskutueshëm në Parlament.

Prandaj, Haaland do të jetë në gjendje të vazhdojë të qëndrojë në Angli. Edhe pse nëse ai vazhdon me këtë ritëm, ndoshta do të ishte e nevojshme të filloni të mendoni se norvegjezi është, në të vërtetë, një robot.

ÇMENDURIA/ Dy milionë firma kundër Erling Haaland! Parlamentit

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll