Aktualitet

LAJM i mirë për studentët! Veliaj: Do sigurojmë abone falas për këtë kategori

Studentët do pajisen me abone falas.

10 Tetor 2022, 15:24 Nga A.B
LAJM i mirë për studentët! Veliaj: Do sigurojmë abone falas
Erjon Veliaj

TIRANË- Studentët do pajisen me abone falas. Këtë e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Ai shtoi se do të lihen disa punë pa bërë për të ndihmuar studentët në këtë kohë krize.

'Do sigurojmë abone falas për studentët, për shkak të krizës, që xhepi i tyre të mos impaktohet. Sidomos për ato që vijnë në Tiranë. Jemi duke bërë kalkulime për këto. Në datë 17 do të kemi disa paketa financiare dhe do ti publikojmë në mbledhjen e ardhshme. Do lëmë disa punë për të bërë dhe do të ndihmojmë studentët.'- u shpreh Veliaj.

Po ashtu, ai u shpreh se Bashkia do të hartojë një paketë financiare mbështetëse e cila do t’i paraqitet këshillit mbledhjen e radhës.

"Propozimi ynë është të subvencionojmë edhe një pjesë të faturës së konvikteve. Vërtet studentët nuk janë rezidentë të Tiranës, por 9 nga 10 studentë qëndrojnë në Tiranë pasi mbarojnë universitetin dhe duke qenë se janë rritur kostot e konvikteve, do na duhet të marrim një vendim të rëndësishëm, të subvencionojmë të paktën gjysmën e faturës së konvikteve ose rreth gjysmën, për t’u siguruar që studentët të mos impaktohen nga kjo situatë.'- tha Veliaj.

erjon veliaj abone falas per studentet

Sondazh

Poll