Aktualitet

Gjenden 4 granata dhe kapsolla në parkingun e një lokali në Kombinat, ishin fshehur me...qese

Nga hetimet paraprake, granatat nuk kanë lidhje me pronarin e lokalit, por mendohet se mund të jenë lënë aty nga dikush që i kishte në makinë.

10 Tetor 2022, 15:07 Nga k.m.
Gjenden 4 granata dhe kapsolla në parkingun e një lokali në
Foto ilustruese

TIRANË- Lëndë plasëse janë gjetur të mbështjella me qese në parkingun e një lokali në Tiranë. Në rrugën “Besim Alla” në Kombinat, stafi i lokalit ka gjetur qesen, brenda të cilës ndodheshin 4 granata dhe dy kapsolla detonatore. Nga hetimet paraprake, granatat nuk kanë lidhje me pronarin e lokalit, por mendohet se mund të jenë lënë aty nga dikush që i kishte në makinë. Kjo pasi nuk ishin të montuara, apo gati për të shpërthyer. Pra në parking nuk ka pasur asnjë shënjestër për të cilin do të përdoreshin granatat. Megjithatë tani grupi hetimor po shikon kamerat për të parë e evidentuar kush i ka lënë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2022, në Kombinat, në rrugën "Besim Alla", në parkingun e një lokali, nga stafi i lokalit, është gjetur një qese brenda të cilës ndodheshin 4 granata dhe dy kapsolla detonatore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

lende plasese ne makine tirane

Sondazh

Poll