Bota

Rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut shkaktojnë mbi 22 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur në Venezuelë

Të paktën 22 persona janë raportuar të vdekur dhe 52 të tjerë janë zhdukur pas reshjeve të rrëmbyeshme të shkaktuara nga moti La Niña.

10 Tetor 2022, 10:49 Nga d.a.
Rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut shkaktojnë mbi 22 të
reshqitjet ne Venezuele

VENEZUELË-Rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut kanë rrëmbyer shtëpitë në qytetin Las Tejerias të Venezuelës, në jug të kryeqytetit Karakas.

Sipas BBC, të paktën 22 persona janë raportuar të vdekur dhe 52 të tjerë janë zhdukur pas reshjeve të rrëmbyeshme të shkaktuara nga moti La Niña.

 Presidenti Nicolas Maduro e përshkroi situatën si "të vështirë dhe të dhimbshme". Zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez vizitoi një nga zonat më të prekura të dielën dhe tha se shërbimet e shpëtimit po punojnë për të gjetur të zhdukurit.

Rreth 1000 personel emergjence po merrnin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, shtoi zëvendësministri i mbrojtjes civile Carlos Perez Ampueda.

Rrëshqitjet e dheut ndodhën pasi lumi El Pato shpërtheu brigjet e tij dhe përmbytjet që rezultuan rrënuan disa shtëpi dhe dyqane.

permbytje ne venezuele 22 te vdekur ne venezuele nicolas maduro delcy rodriguez

Sondazh

Poll