Bota

"Akt terrorizmi", Putin akuzon Ukrainën për shpërthimin e kamionit që lidh Rusinë me Krimenë

Ai foli gjatë një takimi me kreun e Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin. Zyrtarët thonë se tre persona u vranë nga shpërthimi në urë.

10 Tetor 2022, 10:28 Nga e.k
"Akt terrorizmi", Putin akuzon Ukrainën për shpërthimin
Pamje nga shpërthimi i urës

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për sulmin ndaj urës që lidh Krimenë me Rusinë duke quajtur një “akt terrorizmi”. Putin tha se forcat e inteligjencës së Ukrainës kishin synuar të shkatërronin një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë.

Ai foli gjatë një takimi me kreun e Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin. Zyrtarët thonë se tre persona u vranë nga shpërthimi në urë.

“Nuk ka dyshim, ky është një akt terrorizmi që synon të shkatërrojë infrastrukturën kritike civile të Rusisë. Autorët dhe përfituesit e tij janë shërbimet e sigurisë të Ukrainës”, tha ai.

Bastrykin theksoi se qytetarët e Rusisë dhe disa shteteve të huaja kishin ndihmuar përgatitjet për sulmin. Sipas Bastrykin, hetuesit kanë vërtetuar se kamioni që u hodh në erë në urë udhëtoi përmes Bullgarisë, Gjeorgjisë, Armenisë, Osetisë së Veriut dhe Territorit të Krasnodarit. Ai ka urdhëruar hetim për ngjarjen që ka rrëzuar disa pjesë të rrugës, shkruan BBC.

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak, mohoi akuzat e Putinit. Podolyak shkroi se ka “vetëm një shtet terrorist këtu dhe se e gjithë bota e di se kush është”.

“A e akuzon Putini Ukrainën për terrorizëm? Duket shumë cinike edhe për Rusinë,” tha ai.

lufta ne ukraine rusi vladimir putin

Sondazh

Poll