Bota

Intensifikimi i sulmeve ruse në të gjithë Ukrainën, Zelenskyy: Synojnë infrastukturën energjitike

Objektet energjetike në Kiev, Lviv, Dnipro, Vinnytsia, Zaporizhzhia, Kharkiv dhe rajone të tjera janë goditur, thotë ai në një postim në Telegram.

10 Tetor 2022, 10:40 Nga d.a.
Intensifikimi i sulmeve ruse në të gjithë Ukrainën,
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka dënuar ashpër sulmet ruse të cilat sipas tij kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike në të gjithë vendin.

Sipas BBC, objektet energjetike në Kiev, Lviv, Dnipro, Vinnytsia, Zaporizhzhia, Kharkiv dhe rajone të tjera janë goditur, thotë ai në një postim në Telegram.

"Ata duan panik dhe kaos, duan të shkatërrojnë sistemin tonë energjetik. Ata janë të pashpresë. Objektivi i dytë janë njerëzit, shton ai. Një kohë e tillë dhe objektiva të tillë u zgjodhën posaçërisht për të shkaktuar sa më shumë dëme”, thotë ai, ndërsa u bën thirrje njerëzve që të qëndrojnë në strehimoret e bombave.

Kryeqyteti ukrainas është zgjuar mëngjesin e sotëm nga një sërë shpërthimesh të cilat gjatë orëve të para të ditës janë shtrirë dhe në disa qytete të tjera duke shkaktuar deri tani 8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Sipas gjeneralit të ushtrisë së Ukrainës deri më tani janë regjistruar 75 raketa të lëshuara nga forcat ruse ku 41 prej tyre janë ndalur nga forcat mbrojtëse.

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll