Bota

Sulmet ruse/ Zelenskyy: Ata po përpiqen të na shkatërrojnë

Zelenskyy konfirmoi se ka “të vdekur dhe të plagosur” si rezultat i shpërthimeve të shumta që nisen m,ëmngjesin e sotëm dhe që terrorizuan banorët e Kiveit.

10 Tetor 2022, 09:35 Nga e.k
Sulmet ruse/ Zelenskyy: Ata po përpiqen të na shkatërrojnë
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i është përgjigjur lajmeve për disa shpërthime në të gjithë vendin këtë mëngjes, duke thënë se rusët “po përpiqen të na shkatërrojnë”.

“Të shkatërrojnë njerëzit tanë që janë duke fjetur në shtëpi në Zaporizhzhia. Duan të vrasin njerëzit që shkojnë të punojnë në Dnipro dhe Kiev. Alarmi ajror nuk ulet në të gjithë Ukrainën", tha Zelensky.

Zelenskyy konfirmoi se ka “të vdekur dhe të plagosur” si rezultat i shpërthimeve të shumta që nisen m,ëmngjesin e sotëm dhe që terrorizuan banorët e Kiveit.

“Ka raketa që godasin. Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur,” tha ai.

“Ju lutemi mos lini strehimore. Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj. Le të qëndrojmë dhe të jemi të fortë.”

ukraine volodymyr zelensky

Sondazh

Poll