Art&Argëtim

FOTOT/ Rita Ora "rrit" temperaturat në Kupën Botërore të rugby, tregon hiret e saj në prapaskenë

Ora "rriti" temperaturat teksa ndau në Instagram një mori fotografish mahnitëse nga prapaskenat e perfonmancës.  Këngëtarja, 31 vjeçare, tregoi këmbët e saj të tonifikuara teksa veshi një trup me ngjyrë kaki, me një dizajn pa mëngë dhe dekolte me jakë.

10 Tetor 2022, 09:22 Nga d.a.
FOTOT/ Rita Ora "rrit" temperaturat në Kupën Botërore
Rita Ora

ZELANDA E RE- Rita Ora performoi përpara ndeshjes titane të Australisë me Zelandën e Re në Kupën Botërore të Rugbit për Femra në Auckland të shtunën.

Sipas Dailymail, Ora "rriti" temperaturat teksa ndau në Instagram një mori fotografish mahnitëse nga prapaskenat e perfonmancës.  Këngëtarja, 31 vjeçare, tregoi këmbët e saj të tonifikuara teksa veshi një trup me ngjyrë kaki, me një dizajn pa mëngë dhe dekolte me jakë.

Duke nisur me stil ngjarjen sportive, loja mes Australisë dhe Zelandës së Re shënon fillimin e kompeticionit 2021, i cili u vonua për shkak të Covid-19. Me një dizajn me butona të artë dhe xhepa, trupi i Ritës u bashkua me një palë çizme me taka në të njëjtin material.

Ndërsa ajo shtoi një ekstra elegancë me një pallto kaki me litar, e cila i rrinte vetëm rreth belit, e siguruar nga një rrip i zbukuruar me xhevahire me thekë ari.

Rita doli në fushë me një veshje të dytë, duke shfaqur një detaj dramatik të puplave dhe të zhveshur bustin e saj të tonifikuar ndërsa bënte një tjetër performancë yjore. 

rita ora

Sondazh

Poll