Art&Argëtim

VIDEO/ Aktori Egi Laknori përplaset me pronarin e restorantit, italiani: Largohu menjëherë! (KURTHI)

Shishet rrëzohen, ndërsa Egi nuk e humb qetësinë. Bën gati të largohet bashkë me Florian Binajn, aktorin që e shoqëronte.

9 Tetor 2022, 20:02 Nga F.M
VIDEO/ Aktori Egi Laknori përplaset me pronarin e restorantit, italiani:
Egi Laknori

TIRANË- Egi Laknori, aktori i humorit është personazhi i radhës që ka rënë në ‘kurthin’ e “Piranjave”.  Bëhet fjalë për një kamera të fshehtë që kalon kufijtë kombëtare, duke eksploruar djathin italian, kafenë origjinale dhe alergjitë shqiptare.

Videoja që po shikoni tregon vetëm një fraksion të episodit, momenti kur Egit i kërkohet të dalë nga lokali.

“Duhet të ikësh tani, menjëherë, forca,”- thotë italiani teksa i bie me grusht tavolinës.

Shishet rrëzohen, ndërsa Egi nuk e humb qetësinë. Bën gati të largohet bashkë me Florian Binajn, aktorin që e shoqëronte.

A është Egi një viktimë e pafajshme apo një agjent i vetëdijshëm i konkurrencës ndërmjet bizneseve? Për ta zbuluar na ndiqni sonte në orën 21:01 në ABC News dhe kanalin T7 në Kosovë. Po ashtu mund të na ndiqni live në rrjetet sociale, në Facebook në faqen Piranjat dhe Tiktok në profilin piranjatabc.

egi laknori florian binaj emisioni piranjat

Sondazh

Poll