Art&Argëtim

Krizë me Ledrin? Reperi nuk e ndoqi live tek “Dancing with the Stars”, Sara: Nuk doja unë të vinte

Sara Hoxha ka treguar arsyen pse partneri i saj mungoi në skenë.

9 Tetor 2022, 11:34 Nga A.B
Krizë me Ledrin? Reperi nuk e ndoqi live tek “Dancing with the
Sara Hoxha dhe Ledri Vula

TIRANË-Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, është një nga konkurentet e Dancing with the Stars. Të shumtë ishin mbështetësit e saj në skenë në show-n e parë, ku ajo që na ra në sy ishte familja e reperit. Por mungesa e Ledri Vules ka bërë që mënjeherë të nis një zhurmë mediatike për një krizë të tyre. Kaq ka mjaftuar që vetë Sara të reagojë, duke zbuluar edhe arsyen pse partneri i saj mungoi në skenë.

“Faleminderit të gjithë atyre njerëzve që kanë treguar shumë suport dje që unë nuk e prisja fare, i kam lexuar të gjitha mesazhet tuaja dhe sugjerimet që më keni dhënë. Edhe për ata që janë bërë shumë merak që nuk ishte Ledri në live-show, nuk ka qenë sepse s’kam dashur unë. Se unë dje kam pasur aq shumë emocione saqë ju nuk e merrni dot me mend. Kam qenë gati duke më pushuar zemra. Ledri ishte në Tiranë dhe siç thashë nuk erdhi sepse kisha shumë emocione, nuk kisha më ku ti çoja emocione dhe nuk kisha nevojë më për emocione më shumë ndaj e lamë që të vijë në një moment tjetër”,- tha Sara në video-t e saj.

sara hoxha ledri vula

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Tetor 2022, 16:18 k.m.

ADIDAS shkarkon Kanye West

Kanye West SHBA- Pak ditë pas paradës së diskutueshme në Paris me bluzën raciste, 'White Lives Matter' (Jetët e të bardh...