Art&Argëtim

Do zgjerohet familja? Xhensila tregon planet për fëmijë tjetër, këngëtarja: Tre janë mirë

Artistja tregoi dëshirën për të zgjeruar familjen e saj.

9 Tetor 2022, 07:52 Nga A.B
Do zgjerohet familja? Xhensila tregon planet për fëmijë
Xhensila Myrtezaj

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, Xhensila Myrtezaj, ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas”. Ajo tregoi më shumë për jetën profesionale dhe atë private. Këngëtarja u ndal dhe tek vajza e saj, Ajka, e cila sipas saj kur të rritet edhe mund të aktrojë ose këndojë.

“Ka shumë gjasa që me karakterin që ka, është shumë ekspresive dhe këndon duke bërë humor të jashtëzakonshëm. Kështu mund të them (qesh). Të dyja genet i ka marrë. Do të aktrojë duke kënduar ose do të këndojë duke aktruar. Uë do të doja që vetëm Ajka të ishte e lumtur, të zgjidhte çfarë t’i donte zemra”, përgjigjet Xhensila, por më pas zbulon se si shumë prindër shqiptar, do të donte që vajza të bëhej mjeke.

Artistja tregoi më tej dëshirën për të zgjeruar familjen e saj.

“Planet janë dhe vazhdojnë të jenë. Deri në pesë anëtarë, tre fëmijë janë mirë”, thotë ajo.

xhensila myrtezaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Tetor 2022, 16:18 k.m.

ADIDAS shkarkon Kanye West

Kanye West SHBA- Pak ditë pas paradës së diskutueshme në Paris me bluzën raciste, 'White Lives Matter' (Jetët e të bardh...