Sport

Dybala shënon dhe i jep fitoren Romës ndaj Lecces, por nuk mund të festojë, një dëmtim e nxjerr nga fusha në lot (video)

Lotët në stol i thonë të gjitha, ashtu si edhe grumbulli i akullit deri në gjunjë. Për Paulo Dybala është një mbrëmje e hidhur.

9 Tetor 2022, 22:43 Nga DOSJA

Dybala shënon dhe i jep fitoren Romës ndaj Lecces, por nuk mund

ITALI- Lotët në stol i thonë të gjitha, ashtu si edhe grumbulli i akullit deri në gjunjë. Për Paulo Dybala është një mbrëmje e hidhur. Roma fiton ndaj Lecces me shifrat 2-1, dhe goli i dytë erdhi pikërisht nga sulmuesi argjentinas që shënoi me anë të një penalltie.

Vrapim, gjuajtje dhe gol, por pa festë. Jo: sepse argjentinasi dëmtohet. Ai përqafohet nga shokët e skuadrës, por menjëherë tregon se ka dhimbje. Një problem muskulor bën që Dybala të largohet nga fusha. Pak pasi u vendos në pankinë me dhimbje dhe pothuajse në lot.

Një fitore me shumë dhimbje për Romën, që duhet të presë me ankth analizat për gjendjen fizike të Dybalas. Me këtë fitore, Roma shkon në vendin e 5-të në kuotën e 19 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

dybala roma

Sondazh

Poll