Aktualitet

NATA E 3-të! Aksion 'blic' në Burrel, kontrolle në lokale për të shumëkërkuarit, disa të shoqëruar

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar disa persona në komisariat, por nuk dihen identitetet e tyre apo arsyeja për të cilën kanë përfunduar në duart e uniformave të shtetit.

9 Tetor 2022, 20:18 Nga F.M
NATA E 3-të! Aksion 'blic' në Burrel, kontrolle në
Aksioni në Burrel

BURREL- Aksion 'blic' në Burrel! Operacionalja dhe Shqiponjat e Drejtorisë së Policisë Dibër kanë zbritur në Burrel ku po ushtrojnë kontrolle në lokale të ndryshme e makina. Mësohet se Kontrolle po ushtrohen në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojrave të fatit, që frekuentohen nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e mbajnë armë zjarri. Mësohet se deri më tani janë shoqëruar disa persona në komisariat, por nuk dihen identitetet e tyre apo arsyeja për të cilën kanë përfunduar në duart e uniformave të shtetit.

Kjo është nata e tretë që Policia e Shtetit zhvillon aksione blic në Shqipëria. Vendi i parë ku u ndal ishte Elbasani, ku u sekuestrua 1 kg heroinë. Ndërsa një natë më parë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Vlorë ku kanë ushtruar kontrolle në disa zona kyçe të qytetit bregdetar, duke kontrolluar të gjitha mjetet e shtrenjta, apo dhe ato me xhama të zinj. Një tjetër aksion ‘blic’ u zhvillua një natë më parë në Tiranë që vuri në pranga Fajton Muratin. Bashkë me të u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës edhe Endrit Dokle e Gentjan Reçi, por pas marrjes në pyetje, ata u liruan. Pritet që në momentet në vijim të ‘zbardhet’ se kush do të bjerë në ‘rrjetën’ e policisë në Burrel.

Njoftimi i policisë: Kontrolle të befasishme mbështetur me inteligjencë informative, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike. Kontrollet nga forcat Operacionale dhe forca e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Mat dhe Bulqizë. Kontrolle po ushtrohen në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojrave të fatit, që frekuentohen nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e mbajnë armë zjarri. Kontrollet e befasishme në gjithë qarkun nga shërbimet operacionale dhe të rendit, si dhe monitorimi i akseve rrugore nga Policia Rrugore, vijojnë, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike dhe asaj rrugore.

aksion blic ne burrel

Sondazh

Poll