Aktualitet

Homeland Justice paralajmëron sërish: MEK vrau gjashtë këshilltarë amerikanë, njerëzit në këtë listë janë objektivi tjetër

Hakerat kanë postuar tre dokumente të viteve të mëparshme që tregon se MEK ka marrë përsipër autorësinë e disa vrasjeve dhe shton se nuk do të ndalen me kaq.

9 Tetor 2022, 19:28 Nga F.M
Homeland Justice paralajmëron sërish: MEK vrau gjashtë
Foto Ilustruese

TIRANË- Homeland Justice, grupi i hakerave iranianë vijojnë të paralajmërojnë sulme. Në një tjetër postim në Telegram, Homeland Justice paralajmëron për vrasjen e një ‘liste’ personash. Hakerat kanë postuar tre dokumente të viteve të mëparshme që tregon se MEK ka marrë përsipër autorësinë e disa vrasjeve dhe shton se nuk do të ndalen me kaq.

“MEK vrau gjashtë këshilltarë amerikanë për të arritur qëllimin e tyre. Ndoshta njerëzit në këtë listë janë objektivi tjetër. Kokat lart!”- shkruhet në postim.

Kush janë njrëzit në listë? Bëhet fjalë për shqiptarët që janë pjesë e këtij grupi?

Hakerat iranianë kanë marrë përsipër sulmet kibernetike që janë regjistruar në Shqipëri gjatë korrikut dhe në shtator. Ata kanë shpërndarë herë pas here material të Policisë së Shtetit, pamjet filmike të kamerave të sigurisë në pikat kufitare të vendit, përfshirë dhe aeroportin “Nënë Tereza”, duke i shpallur ‘luftë’ shtetit shqiptar. Vetëm një javë më parë qarkulloi një material me emra shqiptarësh e foto, mes tyre dhe të inkriminuar. Pavarësisht se Homeland Justice deklaroi se ishte kartoteka e MEMEX, Policia e Shtetit e mohoi një gjë të tillë.

homeland justice

Sondazh

Poll