Aktualitet

Sherr me thika në Elbasan, pritet në fyt një 21-vjeçar, në gjendje të rëndë për jetën

I riu është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa 54-vjeçari është arrestuar.

9 Tetor 2022, 18:33 Nga F.M
Sherr me thika në Elbasan, pritet në fyt një 21-vjeçar,
Foto Ilustruese

ELBASAN- Një 21-vjeçar i identifikuar si Fabjo Shybehja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi është prerë në fyt me thikë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "1 Maji" në qytetin e Elbasanit këtë pasdite, aty ku 21-vjeçari ka në pronësi një lokal.

Këtë pasdite, autori Petrit R. 54 vjeç, i cili është endacak që mbledh kanoçe nëpër qytet ka shkuar në lokalin e 21-vjeçarit. Ai ka konsumuar alkool dhe më pas ka nisur të ofendojë familjarët e Shybehjas që ndodheshin gjithashtu në bar. 21-vjeçari e ka nxjerrë jashtë ambienteve të lokalit, por 54-vjeçari nuk e la më aq. Ai shkoi tek karroca ku kishte kanoçet, mori një thikë dhe e goditi në fyt Fabio Shybehjan.

I plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, kurse 54-vjeçari është në komisariat. Ai është arrestuar dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë: 

Plagosi me thikë një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutave autori. Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.  Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll