Art&Argëtim

Gent Zenelaj tregon ndodhinë në Lezhë: Klasa na u dogj, bëmë provimin e maturës këmbëkryq

Gentjan Zenelaj ka treguar periudhën e vështirë që ka përjetuar në Lezhë në ’97-ën, vitin e trazirave dhe luftës civile në vend, ku tregoi edhe si e ka përjetuar në moshën e adoleshencës.

8 Tetor 2022, 19:08 Nga k.m.
Gent Zenelaj tregon ndodhinë në Lezhë: Klasa na u dogj,
Gentian Zenelaj

TIRANË- Aktori i njohur Gentian Zenelaj ka folur për vendlindjen dhe nostalgjinë që kemi të gjithë. I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Gentjan Zenelaj ka treguar periudhën e vështirë që ka përjetuar në Lezhë në ’97-ën, vitin e trazirave dhe luftës civile në vend, ku tregoi edhe si e ka përjetuar në moshën e adoleshencës. Ai shprehet se në Tiranë ka ardhur vetëm për shkak të trazirave sepse planet e tij ishin që të qëndronte në Lezhë dhe të studionte në Akademinë e Policisë.

PJESË NGA BISEDA:

Rudina Magjistari: Pse jeni larguar nga vendlindja?

Gentjan Zenelaj: Largimi im ka ndodhur në ’97, ishte mbarimi im i gjimnazit dhe provimi jonë i maturës ishte me autoblinda. Unë e mbaj mend si tani që provimin e kemi bërë këmbëkryq në tokë sepse klasa ishte djegur dhe poshtë tek dera e shkollës kanë qenë autoblinda sepse duhet të kalonte ky gjimnaz dhe shumë miqtë e mi zgjodhën, Italinë, Francën, unë erdha në Akademinë e Arteve.

Rudina Magjistari: Ti kishe kohë që e kishe vendosur se do studioje në Tiranë?

Gent Zenelaj: Jo ka ndodhur gjithçka brenda një muaji. Me shumë keqardhje e lashë Lezhën sepse siç e thashë vendlindja është varri i të parëve që të lidh me njerëzit e tu të dashur. Lezhën e lashë me shumë keqardhje sepse realisht ka qenë një qytet i mrekullueshëm për të jetuar. Ka qenë interesant, intelektual se kishte shumë baza detare, baza aviacioni, kishte intelektualë, kishte poetë shumë, artista dhe e lashë me shumë keqardhje. Por ishte një vit shumë i vështirë kur u largova. Tiranën prapë e dua shumë sepse më hapi krahët dhe i jam mirënjohës sepse krijoi habitatin që unë të jetoja, kam familjen, fëmijët, kam bashkëshorten. Djali im e thotë që unë jam nga Lezha.

gentjan zenelaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Tetor 2022, 16:18 k.m.

ADIDAS shkarkon Kanye West

Kanye West SHBA- Pak ditë pas paradës së diskutueshme në Paris me bluzën raciste, 'White Lives Matter' (Jetët e të bardh...