Art&Argëtim

Puna e parë- Habit Gentjan Zenelaj: Kur kam qenë në Lezhë isha çoban me dhi...

Gentian Zenelaj ka zbuluar për herë të parë se kur jetonte në Lezhë ai ka qenë edhe çoban me dhitë e dajave.

8 Tetor 2022, 19:27 Nga k.m.
Puna e parë- Habit Gentjan Zenelaj: Kur kam qenë në Lezhë
Gentian Zenelaj

TIRANË- Aktori i njohur Gentian Zenelaj ka zbuluar punën e tij të parë që ka bërë në adoleshencë. I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”, Zenelaj ka zbuluar për herë të parë se kur jetonte në Lezhë ai ka qenë edhe çoban me dhitë e dajave.

PJESË NGA BISEDA:

Gentjan Zenelaj: Gjetja e një kujtimi për mua është shumë e çmuar. Më ndodh shumë shpesh në Lezhë kur ulem buzë Drinit, pi një kafe apo vendbanimit Ilir apo tek vendvarrimi i Skënderbeut, teksa rri mendueshëm ndër 100 mendimet që kam në kokë del një fill si tek filmi i Harry Potter del një fill nga koka dhe janë një varg kujtimesh të cilat vijnë që lidhen me fëmijërinë tënde.

Rudina Magjistari: Imazhi i parë, kur ty të përmendet Lezha.

Gentjan Zenelaj: Unë në Lezhë kam parë aventura të papara, unë në Lezhë kam qenë edhe çoban. Dajat e mi kishin një tufë me dhi, se atëherë sa filluan të mbanin bagëti, sa u krijua demokracia dhe unë Kalanë e Lezhës e njoh pëllëmbë për pëllëmbë sepse aty janë dhe gurët ciklopikë, janë ata gurët e mëdhenj, gurët Ilirë dhe për ne ishte një skenografi e jashtëzakonshme. Sa herë që unë shkoj në Lezhë, mundohem t’i gjej me sy kalatë, tani janë bërë shumë ndërtime dhe sa mirë do ishte Bashkia e Lezhës ti zbulonte ato gurë sepse janë të jashtëzakonshëm për t’u parë.

gentian zenelaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Tetor 2022, 16:18 k.m.

ADIDAS shkarkon Kanye West

Kanye West SHBA- Pak ditë pas paradës së diskutueshme në Paris me bluzën raciste, 'White Lives Matter' (Jetët e të bardh...