Aktualitet

Vodhi makinën në fshat, arrestohet i riu në Gjirokastër, kapet 'mat' brenda mjetit 'Toyota'

I riu u arrestua pasi u kap në flagrancë me makinën e vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

9 Tetor 2022, 14:18 Nga A.B
Vodhi makinën në fshat, arrestohet i riu në Gjirokastër,
Policia

GJIROKASTËR- Një 33-vjeçar me iniciale K. Dh. është arrestuar ditën e sotme pasi kishte vjedhur automjetin Toyota të bashkëfshatarit. I riu u arrestua pasi u kap në flagrancë me makinën e vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

I vodhi automjetin një shtetasi, identifikohet dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Shërbimet e Postës së Policisë Dropull arrestuan në flagrancë shtetasin K. Dh., 33 vjeç, banues në fshatin Zervat, Gjirokastër. Arrestimi i tij u bë pasi ka vjedhur automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit Dh. H., në fshatin Vrisera, Dropull. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet në ngarkim të shtetasit K. Dh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne gjirokaster

Sondazh

Poll