Aktualitet

Plantacion kanabisi në një magazinë të braktisur, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

Rritja e bimëve bëhej me llampa, termostatë dhe plehrat. Më tej, gjatë kontrolleve u zbulua edhe se subjekti ishte lidhur ilegalisht në rrjetin publik të energjisë elektrike për të plotësuar nevojat e laboratorit.

8 Tetor 2022, 19:55 Nga k.m.
Plantacion kanabisi në një magazinë të braktisur, arrestohet
Foto ilustruese

ITALI- Karabinierët e Compagnia Roma Cassia arrestuan një 37-vjeçar shqiptar, me dosje të pastër, pasi akuzohet për prodhimin e kanabisit. Efektivët e Compagnia Roma Cassia kanë vënë kanë vënë re lëvizje të dyshuara të shqiptarit në ambiente të dyshimta dhe më pas kanë lokalizuar një magazinë të braktisur në komunën e Campagnano di Roma, brenda së cilës 37-vjeçari kishte krijuar një plantacion marihuane.

Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit në kasolle u gjetën mbi 300 bimë marijuanë të gjatë gati 40 cm, si dhe 50 gramë marijuanë gati për shitje. Rritja e bimëve bëhej me llampa, termostatë dhe plehrat. Më tej, gjatë kontrolleve u zbulua edhe se subjekti ishte lidhur ilegalisht në rrjetin publik të energjisë elektrike për të plotësuar nevojat e laboratorit.

Bimët narkotike dhe materialet e tjera u sekuestruan dhe u konfirmua arrestimi.

 

itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll