Aktualitet

Do i jepnin gjyqtares 200 mijë lekë për ulje dënimi, SPAK kontrollon pasurinë e të burgosurit

SPAK është në pritje dhe të akt-ekspertizës së telefonave të sekuestruar të personave që janë në hetim. Deri më tani, sipas SPAK, i arrestuari Xhulio Musai do paguante 400 mijë lekë tek gjyqtarja Zamira Vyshka, e tek avokati i saj Ilir Pashaj për të përfituar ulje të dënimit me 6 muaj.

8 Tetor 2022, 16:36 Nga k.m.
Do i jepnin gjyqtares 200 mijë lekë për ulje dënimi, SPAK
Zamira Vyshka

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, po zhvillon një hetim pasuror ndaj gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka. Kjo e fundit e arrestuar pak kohë më parë për ryshfet dhye korrupsion, por tashmë hetimi është zgjeruar edhe tek të afërmit e të burgosurit, Xhulio Musai. 

Krahas verifikimit pasuror, SPAK është në pritje dhe të akt-ekspertizës së telefonave të sekuestruar të personave që janë në hetim. Deri më tani, sipas SPAK, i arrestuari Xhulio Musai do paguante 400 mijë lekë tek gjyqtarja Zamira Vyshka, e tek avokati i saj Ilir Pashaj për të përfituar ulje të dënimit me 6 muaj.

Fillimisht familjarët e Musait ofruan 200 mijë lekë përmes avokatit të tij Ilir Pashai, por nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjyqtarja ka kërkuar dyfishin. Ata ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Xhulio Musajt, por me fryrjen e shumës nga gjyqtarja, nuk kishin pranuar.

Nga përgjimet ka rezultuar se familjarët e të arrestuarit i kanë thënë avokatit: Më mirë t’i hajë ai 400 mijë lekë në burg se sa gjyqtarja.

Ngjarje ka ndodhur në Tetor të vitit 2021, ndërsa familjarët e të dënuarit nuk kanë pranuar kërkesën e bërë nga gjyqtarja, e cila u vu në pranga në Korrik të 2022. Pas seancës së parë, të zhvilluar pak kohë më parë, avokati i Vyshkës, Ndue Pjetri foli para mediave duke bërë me dije se gjyqtarja i ka qëndruar të njëjtave deklarime se është e pafajshme dhe nuk ka pasur asnjë ndikim për ulje dënimi. Sa i përket parave, sipas tij është mbledhur i gjithë fisi duke dhënë nga 100 mijë lekë për të plotësuar shumën e parave që i duheshin jo për të paguar gjyqtaren, por avokatin. Sipas Pjetrit, ishte kushëriri i Musajt që ka mashtruar familjarët sepse kishte 3 kredi dhe donte të paguante këstet e tij ndaj përdori uljen e dënimit të Musajt.

Por ky nuk është denoncimi i parë lidhur me gjyqtaren, pasi ish-shefi i policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema, para se të ekzekutohej në Itali në 14 mars 2015, mësohet se kishte rrëfyer ndër të tjera para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka ishte mikeshë e grupit Çapja në Elbasan dhe se merrte vendime për llogari të tyre.

zamira vyshka xhulio musai

Sondazh

Poll