Aktualitet

Hyri të grabiste vilën e Di Marias, kapet mat "skifteri" shqiptar! 3 ia mbathin, Policia i qëllon

"Skifterët" shqiptarë ishin duke pritur mbërritjën e Di Marias po në fakt u erdhi Policia. Me të pikasur Policinë shqiptarët nxituan të ja mbathinin duke kaluar murin ndërsa shoferi i cili qëndronte në pritje tek makina në tentativë për tu larguar tentoi të shtypte dhe një oficer të Policisë i cili i gjendur në atë situatë u detyrua të qëllojë në ajër.

8 Tetor 2022, 15:14 Nga e.k
Hyri të grabiste vilën e Di Marias, kapet mat "skifteri"
Futbollisti i Juventusit dhe pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar i identifikuar si David Zira ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të grabiste vilën e futbollistëve të Juventusit Angel Di Maria dhe Dushan Vlahovic mbrëmjën e së enjtes. "Skifteri" shqiptar rezulton të jetë një person me precedentë të mapërshëm kriminal në fushën e grabitjeve. Ai nuk ishte i vetëm, në këtë "mision" pasi shoqërohej edhe nga tre persona të tjerë të cilët arritën t'ia mbathnin nga Policia që kishte disa ditë që i mbante nën vëzhgim. 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi ndaj tij Gjykata e Padova dhe e Venicia kishte lëshuar urdhë-arreste.

Plani i grabitjes

Shqiptari së bashku me anëtarët e tjerë të bandës për të cilët Policia dyshon se janë po ashtu shqiptar kishin bërë një plan të organizuar deri në detaj se si do të hynin brenda dhe më pas të mund të largoheshin. Ata mbërritën në Costa Alberto Ricco me një "Alfa Romeo" që dyshohet të jetë e vjedhur dhe me targa të falsifikuara. Njëri nga anëtarët e grupit qëndroi në makinë ndërsa tre të tjerët u ngjitën në shtëpinë e yjeve të Juventusit. Diçka duket se nuk ka shkuar sipas planit. Rojat private që ruajnë vilën kanë pikasur diçka të dyshimtë dhe menjëherë kanë dhënë alarmin në qendrën operative dhe forcat e Policisë u vunë në alarm dhe mbërritën në pak se katër minuta.

"Skifterët" shqiptarë ishin duke pritur mbërritjën e Di Marias po në fakt u erdhi Policia. Me të pikasur Policinë shqiptarët nxituan të ja mbathinin duke kaluar murin ndërsa shoferi i cili qëndronte në pritje tek makina në tentativë për tu larguar tentoi të shtypte dhe një oficer të Policisë i cili i gjendur në atë situatë u detyrua të qëllojë në ajër. Tre arritën t'ia mbathnin ndërsa 31-vjeçari në tentavë për tu larguar u kap pak metra më larg.

Kontrolli i makinës

Pas arrestimit të shqiptarit Policia sekuestroi dhe makinën e përdorur në grabitje brenda së cilës u gjetën çanta, radio marrësë, dy celularë, brava dyersh por dhe një armë që dyshohet t'i ketë rënë shoferit nga nxitimi për t'ia mbathur. Dyshimet e Policisë janë se grupi i "skifterëve" të ketë kryer edhe grabitje të tjera në zonë gjatë javëve të fundit. Policia italiane ka dyshime se ata janë një grup profesionistësh dhe kanë nisur kontrollimin e të gjitha kamerave të sigurisë në zonë për të bërë të mundur idnetifikimin dhe kapjen e tre të arratisurëve.

itali policia italiane david zira

Sondazh

Poll