Aktualitet

29 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 6 pacientë.

8 Tetor 2022, 19:14 Nga k.m.
29 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Foto ilustruese

TIRANË- 29 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Të dhënat i ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë, duke zbuluar se rastet janë ndër 561 të testuarit e sotëm. Ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 6 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

16 në Tiranë, 4 në Sarandë, 2 në Kamëz, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër. Aktualisht janë 344 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 29
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 561

Testime totale 1,986,369
Raste pozitive 331,326
Raste të shëruara 327,393
Raste Aktive 344
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 213
Elbasan 34
Fier 20
Vlorë 19
Shkodër 16
Lezhë 11

Gjirokastër 11
Durrës 7
Dibër 5
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1

pandemia e koronavirusit ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll