Aktualitet

“Të gjithë janë bërë delivery”! Shpërndarësit e Tiranës flasin për vështirësitë në punë

Me kërkesat e shumta të blerjeve në internet dhe shpërndarjes së produkteve aty ku ndodhet klienti, shpërndarësit e Tiranës përballen gjithashtu me vështirësi të shumta. Kryesisht ata ankohen për trafikun e rënduar, orët e gjata të punës dhe rreziqet e vazhdueshme në qarkullimin mes makinave.

8 Tetor 2022, 15:04 Nga e.k
“Të gjithë janë bërë delivery”!
Një motorist në një ditë pune

TIRANË- Shpërndarja ose siç njihet rëndom në anglisht, “Delivery”, është një zanat që po pëson rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Në Shqipëri, ky shërbim u prezantua fillimisht në tregun e ushqimit, por gjatë periudhës së pandemisë u zgjerua edhe drejt produkteve të tjera.

Romeo punon si shpërndarës ilaçesh për një farmaci në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani
Romeo punon si shpërndarës ilaçesh për një farmaci në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani

Renis Hoxha punon si shpërndarës prej gjashtë vitesh dhe thotë se ditët e tij të punës janë tejet të ngarkuara. Megjithatë, trafiku i orëve të drekës është ajo që e sfilit më shumë. “Orët e drekës në rrugët e Tiranës janë të tmerrshme. Plus ne kemi dhe problemin e orës, për të arritur në kohë shpërndarjen e produktit dhe marrjen e porosisë së radhës,” tha Renisi për BIRN.

Renis Gjika, prej gjashtë vitesh shpërndarës, pohon se trafiku i orëve të drekës është vështirësia e tij kryesore. Foto_Nensi Bogdani.
Renis Gjika, prej gjashtë vitesh shpërndarës, pohon se trafiku i orëve të drekës është vështirësia e tij kryesore. Foto_Nensi Bogdani.

Me kërkesat e shumta të blerjeve në internet dhe shpërndarjes së produkteve aty ku ndodhet klienti, shpërndarësit e Tiranës përballen gjithashtu me vështirësi të shumta. Kryesisht ata ankohen për trafikun e rënduar, orët e gjata të punës dhe rreziqet e vazhdueshme në qarkullimin mes makinave.

Shpërndarës në semaforin e kryqëzimit të Don Boskos. Foto:Nensi Bogdani.
Shpërndarës në semaforin e kryqëzimit të Don Boskos. Foto:Nensi Bogdani.

Orët e gjata të punës dhe problemet me trafikun i konfirmon edhe shpërndarësi i një fast-foodi pranë bulevardit Zogu i Parë në Tiranë. Prej 8 vitesh në këtë profesion, ai thotë se punon 11 orë çdo ditë si shpërndarës i porosive ushqimore.  “Tani janë bërë të gjithë ‘delivery’, i gjen kudo. Por e kemi shumë të vështirë punën,” tregon Bujari.

“Unë rri 11 orë majë motorit. E imagjinon dot me këtë trafik si kalon dita në motor,” ironizon ai për peripecitë që i duhet të kalojë përditë në trafikun e rënduar të kryeqytetit.

Shpërndarës i një fast-foodi. Ai thotë se punon në profesion prej 8 vitesh, me orare të zgjatura deri në 11 orë. Foto: Nensi Bogdani.
Shpërndarës i një fast-foodi. Ai thotë se punon në profesion prej 8 vitesh, me orare të zgjatura deri në 11 orë. Foto: Nensi Bogdani.

Shpeshherë, shpërndarësit ndjehen nën presionin e kohës për të dorëzuar pa vonesa porositë, pasi trafiku shpeshherë i detyron të vonohen. “Klienti nuk pyet për trafik, klienti e do në orar. Përndryshe ai kalon tek dyqani tjetër,” tha pronari i picerisë “Benvenuto” pranë Zogut të Zi.

Një shpërndarës i një restoranti peshku duke ngarkuar porositë e klientëve në motorin e tij. Foto: Nensi Bogdani.
Një shpërndarës i një restoranti peshku duke ngarkuar porositë e klientëve në motorin e tij. Foto: Nensi Bogdani.

Sipas shpërndarësve, një dërgesë me motor brenda Tiranës merr mesatarisht njëzet minuta vajtje-ardhje, por ky interval kohor jo gjithmonë u jepet nga pronarët, disa prej të cilëve kërkojnë që shpërndarja të kryhet më shpejt.

Një motor për shpërndarjen e picave. Foto: Nensi Bogdani.
Një motor për shpërndarjen e picave. Foto: Nensi Bogdani.

“Ne duhet ta kemi kryer porosinë dhe të jemi kthyer brenda 13 minutave, kështu na e kërkon pronari. Kjo na vendos në presion për të kapur kohën dhe për të menaxhuar me trafikun e rëndë,” i tha BIRN njëri prej shpërndarësve.

Një shpërndarës në trafikun e Tiranës. Foto: Nensi Bogdani.
Një shpërndarës në trafikun e Tiranës. Foto: Nensi Bogdani.

Megjithë vështirësitë, ka edhe nga ata që ndjehen mirë me profesionin që kanë zgjedhur.

“Unë nuk e kam problem, nuk kam ndonjë vështirësi. Përkundrazi, më pëlqen që t’u shërbej atyre që kanë nevojë për ilaçe,” thotë Romeo, shpërndarësi i medikamenteve të një farmacie.

Romeo punon si shpërndares ilaçesh për një farmaci në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.
Romeo punon si shpërndares ilaçesh për një farmaci në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.
Marrë nga Reporter.al

tirane

Sondazh

Poll