Politike

VD/ Incident në takimin e Berishës! Ikin dritat, salla ndez blicat e telefonit (Batutat)

Berisha nuk kurseu batutat me demokratët të cilët ndezën blicat e telefonit. Kreu i selisë Blu tha se qeveria ka frikë nga fjala e lirë dhe se terri është kriteri i saj.

7 Tetor 2022, 19:39 Nga e.k
VD/ Incident në takimin e Berishës! Ikin dritat, salla ndez blicat e
Sali Berisha

GJIROKASTËR- Një incident është regjistruar gjatë takimit të Berishës me banorë të Gjirokastrës. Në momentin që kryedemokrati po akuzonte qeverinë Rama, papritur fiken dritat. 

Berisha nuk kurseu batutat me demokratët të cilët ndezën blicat e telefonit. Kreu i selisë Blu tha se qeveria ka frikë nga fjala e lirë dhe se terri është kriteri i saj.

Sali Berisha: Terri është kriteri i kësaj qeverie. Errësira. Nuk rrinë dot këta pa përdorur metodat e vjetra. janë sekt i veçantë. E kanë këta, kanë frikë nga fjala. Ju them një gjë se kur ju ka hyrë frika nga fjala, janë të pashpresë. Do humbin, do humbasin. Duhet të punojmë shumë.

sali berisha

Sondazh

Poll