Politike

Takimi me Shalsin dhe Kotin, Kim: Reforma në drejtësi është për të gjithë, investitorët amerikanë...

Po ashtu ajo ka paralajmëruar investitorët amerikanë që në rast mosmarrëveshjes, gjykatat në vend do të marrin vendimin e duhur bazuar në ligj.

7 Tetor 2022, 19:31 Nga DOSJA
Takimi me Shalsin dhe Kotin, Kim: Reforma në drejtësi është
Pamje nga takimi

TIRANË- Ambasadorja amerikane ka reaguar pas takimit me deputetët Eduard Shalsi dhe Sorina Koti. Me anë të një postimi në Twitter, Kim shkruan se kishte qëllim rritjen e investitorëve amerikanë në Shqipëri, por theksoi se rregullat, procedurat transparente dhe gjykatat e pastra janë të nevojshme për të tërhequr sa më shumë investitorë. Po ashtu ajo ka paralajmëruar investitorët amerikanë që në rast mosmarrëveshjes, gjykatat në vend do të marrin vendimin e duhur bazuar në ligj.

Postimi i Plotë:

Faleminderit Kryetarit të Komisionit për Ekonominë & Financën Eduard Shalsi dhe Zv. Kryetares Sorina Koti për mundësinë për të dëgjuar mbi prioritetet e Komisionit & për të diskutuar mënyra për të rritur investimet amerikane në Shqipëri. Rregulla të qarta, racionale (përfshirë mbi pronat), procedura transparente dhe gjykata të pastra janë të nevojshme për të tërhequr më shumë investime nga të cilat përfitojnë sa më shumë njerëz. Investitorët amerikanë duhet ta dinë se në rast mosmarrëveshjesh, gjykatat në Shqipëri do të marrin vendim bazuar në ligj, jo për shkak të frikës apo nderit. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi & biznesit. Reforma në drejtësi nuk është vetëm për drejtësinë - ajo është edhe për mirëqënie për më shumë shqiptarë. Është që të gjithë - jo vetëm të pasurit dhe të pushtetshmit - të kenë mundësi të barabarta për të përmirësuar jetën e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsin dhe me nën kryetaren, Sorina Kotin, deputeten e Partisë Demokratike. Takimi nisi në orët e para të mëngjesit në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe zgjati përreth 1 orë. Nënkryetarja e Komisionit, Koti bëri të ditur se në takim u fol për investimet amerikane në Shqipëri, stabiliteti në vend, amnistia fiskale. Ndërsa kur u pyet se nëse në takim u diskutua për Berishën, duke qënë se është deputet e Berishës, ajo e mohoi. Ditën e djeshme ambasadorja Kim zhvilloi një takim dhe me deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj po në Kryesinë e Kuvendit.

yuri kim eduard shalsi sorina koti

Sondazh

Poll