Bota

'Do më vini në varrim?'/ 90-vjeçari i qeras të gjithë me kafe, kur shkon në shtëpi, vret veten

Teksa po largohej, ai i pyeti nëse do të shkonin në funeralin e tij, por njerëzit filluan që ta ngacmonin duke pretenduar se po tallej.

7 Tetor 2022, 15:51 Nga k.m.
'Do më vini në varrim?'/ 90-vjeçari i qeras të
Foto ilustruese

GREQI- Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Fthiotidë ku një 90-vjeçar është vetëvrarë mesditën e sotme.

Sipas lamiareport.gr, në bazë të dëshmive të bashkëfshatarëve të tij, po atë mëngjes ai kishte shkuar në kafenenë e fshatit dhe i kishte qerasur të gjithë me nga një kafe. Teksa po largohej, ai i pyeti nëse do të shkonin në funeralin e tij, por njerëzit filluan që ta ngacmonin duke pretenduar se po tallej.

Fatkeqësisht, 90-vjeçari kishte marrë vendimin e tij dhe madje kishte njoftuar disa nga të afërmit e tij, duke i ftuar në varrimin e tij. Para se të mund të telefonin mbrapsht dhe të kontrollonin nëse ishte serioz, i moshuari brenda shtëpisë ku jetonte i vetëm në Paleochori Dorieon,  drejtoi nga vetja armën e gjahut dhe qëlloi.

greqi

Sondazh

Poll

Bota 7 Tetor 2022, 14:10 k.m.

Deputeti i bën 'serum' Albin Kurtit

Mërgim Lushtaku TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku i ka bërë sot "serum" krye...