Bota

Masakra me 11 të vrarë në Kanada/ Policia: Myles është autori i vetëm, vrau edhe vëllain e tij

Damien nuk ka kryer asnjë nga vrasjet, mirëpo ishte i përfshirë në planifikimin fillestar për sulmin.

7 Tetor 2022, 11:17 Nga A.B
Masakra me 11 të vrarë në Kanada/ Policia: Myles është
Myles dhe Damien Sanderson

KANADA- Pas një muaji, policia ka dalë në konkluzionin se vrasja në Kanada me 11 të vrarë është kryer vetëm nga Myles Sanderson, i cili vrau më pas edhe vëllain e tij, Damien Sanderson.

Rhonda Blackmore, oficere komanduese e RCMP-së në Saskatchewan, tha se policia beson se Damien nuk ka kryer asnjë nga vrasjet, mirëpo ishte i përfshirë në planifikimin fillestar për sulmin.

Blackmore tha se nuk mund të hynte në detaje të mëtejshme në lidhje me përfshirjen e Damien në planifikim dhe se më shumë do të zbulohej në një palë hetimesh që pritet të ndodhin vitin e ardhshëm.

Blackmore tha gjithashtu se policia nuk mund të fliste për motivin e vrasjes pasi akoma nuk ka një përgjigje. 

"Ne kurrë nuk mund t'i kemi të gjitha ato përgjigje," u tha ajo gazetarëve.

Çfarë ndodhi më 3 shtator

Më 3 shtator rreth orës 4 të mëngjesit, Damien Sanderson vodhi një automjet në James Smith Cree Nation. Më pas, ai së bashku me vëllain e tij, morën pjesë në masakër, duke vrarë 11 persona. Më pas, dy vëllezërit u arratisën, duke u ndjekur për disa orë me radhë nga policia. Pasi u lokalizuan nga policia, u zbulua se të dy vëllezërit i kishin dhënë fund jetës së tyre.

Burimi: Cbc.ca

myles sanderson damien sanderson

Sondazh

Poll