Bota

"Më të fortë si kurrë më parë"/ Putin mbush 70 vjeç, Kim Yong Un i dërgon mesazh urimi

Kim vlerësoi sjelljen e liderit rus kundër "sfidave dhe kërcënimeve" nga SHBA dhe vlerësoi udhëheqjen e tij.

7 Tetor 2022, 09:42 Nga A.B
"Më të fortë si kurrë më parë"/ Putin
Kim Jong Un, Putin

KORE E VERIUT- Ditën e sotme, presidenti rus Vladimir Putin mbush sot 70 vjeç. Ai ka marrë një mesazh për ditëlindje nga aleati i tij dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Në mesazhin e tij, Kim vlerësoi sjelljen e liderit rus kundër "sfidave dhe kërcënimeve" nga SHBA dhe vlerësoi udhëheqjen e tij.

"Sot, Rusia po mbron me besueshmëri dinjitetin e shtetit dhe interesat e saj themelore nga sfidat dhe kërcënimet e SHBA-së dhe forcave të saj vasale. Një realitet i tillë është i paimagjinueshëm pa lidershipin tuaj të shquar dhe vullnetin e fortë. Udhëheqësi i Koresë së Veriut tha gjithashtu se lidhjet midis Phenianit dhe Moskës ishin "forcuar si kurrë më parë".

Mesazhi vjen disa muaj pasi Putin i shkroi Kim për të sugjeruar që të dy vendet të krijojnë lidhje më të ngushta.

Letra nga udhëheqësi i Kremlinit sugjeroi që dyshja të punonte për të "zgjeruar marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe me përpjekje të përbashkëta"./Burimi: 3.nhk.or

putin ditelindja e putin kim jong un

Sondazh

Poll