Bota

VIDEO- Presidenti serb “injorohet” në Pragë, rri i veçuar në mes të sallës, asnjë nuk i flet

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, presidenti serb Vuçiç qëndron i vetëm në mes të sallës me celular në dorë, ndërkohë që liderët e tjerë ballkanikë dhe europianë bisedojnë me njëri-tjetrin.

7 Tetor 2022, 09:59 Nga k.m.
VIDEO- Presidenti serb “injorohet” në Pragë, rri i
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Një video ku presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, shihet i injoruar dhe vetmuar në takimin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian, është duke qarkulluar me shpejtësi në mediat sociale. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, presidenti serb Vuçiç qëndron i vetëm në mes të sallës me celular në dorë, ndërkohë që liderët e tjerë ballkanikë dhe europianë bisedojnë me njëri-tjetrin.


Dje, 44 liderët e vendeve u mblodhën në Praga. Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron dhe në të cilën janë bashkuar liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane. Kjo nismë synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.

aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll