VIDEO- Aeroporti kinez mbyllet për shkak të rasteve me Covid, turistët e zemëruar u bërtasin rojeve
Turistet KINË- Turistët kinezë janë panikuar kur mësuan se aeroporti do të mbyllej. Aeroporti Xishuangbanna, në provinc&...
Edhe pse pritej që konflikti të ndodhte mes Beogradit dhe Prishtinës apo Azerbajxhanit dhe Armenisë, vëmendja shkoi diku tjetër.
PRAGË- Në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Pragë ka pasur një konflikt të madh mes kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Recep Tajip Erdogan. Edhe pse pritej që konflikti të ndodhte mes Beogradit dhe Prishtinës apo Azerbajxhanit dhe Armenisë, vëmendja shkoi diku tjetër.
"Erdogan u shpreh ashpër me disa kërcënime drejtuar grekëve. Pas kësaj, Mitsotakis u ngrit dhe e paralajmëroi para të gjithëve se nuk mund të kërcënojë një shtet sovran, anëtar të Bashkimit Evropian,"-u bë me dije nga qarqe diplomatike. Momenti më interesant, megjithatë, është ai kur Erdogan pas ndërhyrjes së Mitsotakis, u largua nga salla e darkës.
Ndërsa në tërësi darka e mbrëmshme e liderëve në Komunitetin Politik Evropian ishte, të paktën në teori, me pritshmëri të ulëta. Takimi kishte ecur pa probleme, por Mistotakis dhe Erdogan nuk kishin shkëmbyer as një shikim. Por sërish konflikti nuk u anashkalua dot.
Tensionet e gjata mes dy vendeve aleate të NATO-s, por historikisht armiqësore, janë ndezur sërish kohët e fundit pasi të dyja vendet akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të traktateve dhe provokime. Erdogan akuzoi Greqinë për "krime kundër njerëzimit" lidhur me mënyrën sesi trajtojnë refugjatët dhe e akuzon për pushtimin e disa ishujve në detin Egje që kanë status të çmilitarizuar. Nga ana tjetër, Athina akuzon Ankaranë se po sfidon sovranitetin grek mbi ishujt dhe po shfrytëzon çështjen e migracionit, duke e akuzuar Erdoganin për deklarata “konfliktuale”.
Turistet KINË- Turistët kinezë janë panikuar kur mësuan se aeroporti do të mbyllej. Aeroporti Xishuangbanna, në provinc&...
Pamje nga Praga Në Pragë të Çekisë u mblodhën liderët e 44 vendeve evropiane për t’i dërguar...
Foto ilustruese Vendet kryesore të prodhimit të naftës, të udhëhequra nga Arabia Saudite dhe Rusia, kanë vendosur të uli...
Deti Rrjedhjet masive që shpërthyen papritur në tubacionet e gazit të Rrjedhës Veriore, që kalojnë nga Rusia për n&...
Joe Biden SHBA- Rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelin e tij më të lartë që ng...
Kandidatet NORVEGJI-Çmimi Nobel për Paqe do të jepet sot në Norvegji. Konflikti i vazhdueshëm i Rusisë në U...
Hunter Biden SHBA- FBI ka mbledhur prova të mjaftueshme për të akuzuar Hunter Biden për krime tatimore, sipas partnerit amerikan t...
Anna Sorokin SHBA- "Anna Delvy", emri i vërtetë i së cilës është Anna Sorokin, rusja e cila mashtroi elitën e Nju J...
Vladimir Putin dhe Hashim Thaçi Në numrin 47 Raamweg në Hagë, një qeli pret Vladimir Putinin. Ajo qeli është në n...
Gjermani Më 13 majin e vitit 1939, 937 njerëz – kryesisht hebrenj – hipën në anijen luksoze “SS St. Louis”, p&e...