Aktualitet

Klodiana Lala zbulon emrin e personit që iu vu gjoba 500 mijë euroshe: Sot ka ndërruar identitet

Lala tha se Shahini ka ndërruar emër dhe ndodhet jashtë Shqipërisë me gruan e fëmijët.

6 Tetor 2022, 21:58 Nga F.M
Klodiana Lala zbulon emrin e personit që iu vu gjoba 500 mijë euroshe:
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar emrin e personit që i kanë vënë një gjobë 500 mijë euroshe, dosje për të cilën u futën Astrit Avdylajt dhe Arben Mërkuri (Maneci), si ndërmjetës. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se bëhet fjalë për Elton Shahinin, një person që sot ka marrë arratinë për shkak të kësaj gjobe dhe në Shijak i ka mbetur vetëm nëna që nuk dëshiron ta lërë vetëm shtëpinë. Lala tha se Shahini ka ndërruar emër dhe ndodhet jashtë Shqipërisë me gruan e fëmijët.

“Elton Shahini. Është me mbiemër të ndërruar tani për shkak të telasheve që ka pasur. Në Shijak i ka mbetur vetëm nëna, gruaja dhe fëmijët nuk i ka në Shqipëri. Elton Shahini dyshohej nga grupi i Shijakut se kishte spiunuar për laboratorin e heroinës që u kap në Has, poe mbani mend. Dhe për të zgjidhur atë çështje janë futur të gjithë këta që shikoni,”- tha Lala ndër të tjera.

Kush është Elton Shahini?

Dosja e Elton Shahinit nuk është bërë publike. Artan Hoxha publikoi një video ku shihej Astrit Avdylaj dhe Arben Mërkuri i njohur si Maneci (sot i vrarë), të cilët shiheshin në derën e një shtëpie. Gzetari tha se ata kanë ndërmjetësuar një gjobë që i është vendosur Shahinit, prej 500 mijë euroshe. Shahini ka paguar vetëm 240 mijë euro, por më pas është larguar nga Shqipëria me familjen e tij duke ndërruar identitet.

klodiana lala

Sondazh

Poll