Aktualitet

‘Maneci’ krah Avdylajt/ Artan Hoxha publikon VIDEON: U futën ndërmjetës për 500 mijë euro gjobë, ngjarja doli në dosjen 339, por bisedat u prenë

Hoxha thotë se këto pjesë të ngjarjes kanë dalë dhe në përgjimet e dosjes 339, por që bisedat janë prerë. Ai tha se nëse kjo ngjarje që ka arritur edhe në duart e policisë do të ishte hetuar, sot Mërkuri do të ishte gjallë.

6 Tetor 2022, 21:29 Nga F.M
‘Maneci’ krah Avdylajt/ Artan Hoxha publikon VIDEON: U futën
Gazetari Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka sjellë një video që tregon Arben Mërkurin (Maneci) që sot është i vrarë, krah Astrit Avdylaj, një person që ka dalë dhe në dosjen 339 për blerje votash për Partinë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2017. Hoxha tha se në pamjet që ka publikuar Mërkuri dhe Avdyli kanë ardhur të takojnë nënën e një djali që i është vendosur 500 mijë euro gjobë, të cilën s’e ka paguar. Hoxha thotë se këto pjesë të ngjarjes kanë dalë dhe në përgjimet e dosjes 339, por që bisedat janë prerë. Ai tha se nëse kjo ngjarje që ka arritur edhe në duart e policisë do të ishte hetuar, sot Mërkuri do të ishte gjallë.

““Është një ngjarje qe ka ndodhur më 31 maji të vitit 2018. Ky mjeti është i blinduar, këtu në fund është një makinë tjetër me katër persona të armatosur. Ky këtu është Maneci ose Arben Mërkuri për të cilin vëllezërit Beqiraj kanë folur dhe thonë se si ka ndodhur vrasja e tij. Ky është i njohur te dosja “339”, është Astrit Avdyli, një nga vëllezërit Avdylaj. Kjo ngjarje është para se të bëheshin arrestimet e 339, kjo histori ka vazhduar edhe sot. Në këtë ngjarje ka patur në rrugë operative një denoncim… Këtu pas kësaj dere është një grua e vjetër, ajo ka vetëm një djalë. Djalit të saj i është vënë një gjobë 500 mijë euro, ai ka paguar 240 mijë. Po e bëj që të hetohet dhe ky njeri dhe familja e tij të shpëtojnë. Gjoba nuk është vënë nga këta persona, këta kanë hyrë ndërmjetës. Kanë ardhur te nëna e tij se ka ndier rrezikun e ka ikur. Për këtë ngjarje ka patur informacion te autoritetet. Çfarë ka ndodhur për këtë ngjarje? Ka ndodhur arrestimi për shkak të 339 për shkak të zgjedhjeve. Atje janë bërë disa përgjime që unë nuk e kuptoj si i kanë hequr nga dosja, ku flitet deri dhe për blerje anti-tanke. Ato materiale janë hequr dhe ato kanë pengua hetimet. Ai ka paguar 240 mijë euro dhe nuk e ka blerë lirinë e vetë dhe është larguar nga Shqipëria sepse i rrezikohej jeta. Në këto raste qëllimisht i hiqen ato fletët e përgjimeve,”- tha Hoxha.

artan hoxha arben merkuri astrit avdylaj

Sondazh

Poll