Aktualitet

“Të Lirë” i Lea Ypit mes “tryezës së luftës” Armeni-Azerbajxhan, liderët shfaqen të qeshur gjatë takimit në Pragë

Ajo çka e bën më interesant këtë takim është fakti se  në tyrezë është “e pranishme” edhe Shqipëria. Kjo pasi libri “Të Lirë”, i filozofes shqiptare, Lea Ypi, gjendet në tryezën e vogël, ku tre liderët janë ulur dhe po diskutojnë.  Gjithashtu një trëndafil i kuq në një vazo të vogël gjendet mbi tavolinë, duke harmonizuar takimin mes liderëve.

6 Tetor 2022, 21:41 Nga e.k
“Të Lirë” i Lea Ypit mes “tryezës së
Liderët botëror në Pragë

PRAGË- Komuniteti Politik Evropian është mbledhur për herë të parë në Pragë të Republikës Çeke, ku 44 vende të Evropës do të jenë të pranishme në tryezat e bisedimeve.

Pak para mbledhjes zyrtare,liderët  ndërkombëtarë janë ulur për të biseduar në tryezë, ku ajo që bie në sy është se presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, kryeministri armen, Nikol Pashinyan dhe ndërmjetës turk, presidentit Recep Tayyip Erdogan janë të ulur në një tryezë.

Ajo çka e bën më interesant këtë takim është fakti se  në tyrezë është “e pranishme” edhe Shqipëria. Kjo pasi libri “Të Lirë”, i filozofes shqiptare, Lea Ypi, gjendet në tryezën e vogël, ku tre liderët janë ulur dhe po diskutojnë.  Gjithashtu një trëndafil i kuq në një vazo të vogël gjendet mbi tavolinë, duke harmonizuar takimin mes liderëve.

Libri “Të Lirë” i Lea Ypit flet për vuajtjet e komunizmit dhe përjetimin e vetë autores në ato vite tranzicionale shqiptare, të cilat edhe pse në një mënyrë tjetër, aspak të ngjashme, po i kalojnë edhe Armenia dhe Azerbajxhani, duke mos e gjetur një gjidhje përfundimtare të konfliktit mes tyre.

samiti i prages komiteti politik evropian

Sondazh

Poll