Aktualitet

Jepen MASAT/ Gjykata e Durrësit lë në burg pa afat policin që urdhëroi vrasje, 45 ditë për 10 anëtarë, Hajdari lirohet

Fatjon Hajdari, 39 vjeç, banues në Durrës që u kap në shtëpi me të vëllanë, Alban Hajdari është liruar nga qelia.

6 Tetor 2022, 17:55 Nga F.M
Jepen MASAT/ Gjykata e Durrësit lë në burg pa afat policin
Seancë gjyqësore

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për 14 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Porositësit’. Përveç dy vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiri që u lanë në masën e sigurisë ‘burg pa afat’, Gjykata caktoi të njëjtën masë për punonjësin e policisë së burgjeve Flamur Bejko. Ndërsa masën e sigurisë burg me afat për 45 ditë, Gjykata e Durrësit e ka caktuar për 10 të tjerë. Fatjon Hajdari, 39 vjeç, banues në Durrës që u kap në shtëpi me të vëllanë, Alban Hajdari është liruar nga qelia.

Masa e caktuara:

‘Burg pa afat’:

Indrit Beqiraj, 32 vjeç banues në Durrës

Gentian Beqiraj, 39 vjeç banues në Durrës

Flamur Bejko, 52 vjeç, banues në Durrës

Burg me afat 45 ditë:

Armand Dalipi (Daka), 43 vjeç, banues në Durrës

Pëllumb Hoxha, 52 vjeç, banues në Fushë Krujë

Idajet Hoxha, 42 vjeç, banues në Bulqizë

Fatjon Myrta, 52 vjeç, banues në Sukth

Blerim Elezi, 51 vjeç, banues në Tiranë

Kujtim Daliallisi, 64 vjeç, banues në Shijak

Gentian Sheshi, 50 vjeç, banues në Durrës

Alban Hajdari, 38 vjeç, banues në Durrës

Armando Lama, 32 vjeç, banues në Durrës

Altin Celmani, 43 vjeç, banues në Tiranë

Për Ilirjan Feçin, i arrestuar më herët në kuadër të operacionit “Golden Bullet”, u referuan materialet shtesë në Prokurori.

indrit beqiraj gentian beqiraj

Sondazh

Poll