Aktualitet

Hapen 7 vende pune tek Ministria e Mbrojtjes, kërkohen specialistë për mbrojtjen kibernetike

Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike ofron 7 vende për specialistë, të cilët përveç pagës konkurruese do të trajtohen edhe me një bonus të veçantë mbi pagë që varion nga 400 deri në 1 milionë shtesë. 

6 Tetor 2022, 11:01 Nga k.m.
Hapen 7 vende pune tek Ministria e Mbrojtjes, kërkohen specialistë
Foto ilustruese

TIRANË- Mundësi punësimi në fushën e mbrojtjes kibernetike! Forcat e Armatosura po ngrenë një strukturë ekselente për Mbrojtjen Kibernetike dhe ftojnë më të mirët të bëhen pjesë e saj.

Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike ofron 7 vende për specialistë, të cilët përveç pagës konkurruese do të trajtohen edhe me një bonus të veçantë mbi pagë që varion nga 400 deri në 1 milionë shtesë. Gjithashtu do të kenë mundësi kualifikimi në qendrat e ekselencës së NATO-s dhe akses në programet e Masterit për Siguri Kibernetike në Akademinë e FA etj. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se aplikimet mbyllen më 18 tetor 2022.

POSTIMI I PLOTË:

forcat e armatosura

Sondazh

Poll