Aktualitet

Vodhën 2 lopë në fermën e UBT-së, arrestohen 5 persona në Kamzë

Ditën e djeshme, 5 persona kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

6 Tetor 2022, 10:15 Nga A.B
Vodhën 2 lopë në fermën e UBT-së, arrestohen 5 persona
Policia

TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se janë autorë të vjedhjes së bagëtive në UBT. Policia informon se 5 personat, ditën e djeshme kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, bashkëpunëtorë në vjedhje. Sekuestrohet një automjet që dyshohet se është përdorur nga të arrestuarit, për vjedhje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit: - F. D., 26 vjeç, F. H., 22 vjeç, H. Xh., 20 vjeç, D. B., 17 vjeç dhe L. T., 16 vjeç, për veprën penale "Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

vjedhje ne ubt

Sondazh

Poll