Aktualitet

EMRI- Iu sekuestrua pasuria miliona euroshe në Elbasan, zbulohet se kujt i përkasin

Topuzi rezulton të jetë i arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

6 Tetor 2022, 09:29 Nga A.B
EMRI- Iu sekuestrua pasuria miliona euroshe në Elbasan, zbulohet se kujt i
Policia

ELBASAN-46-vjeçarit nga Elbasani që iu sekuestrua një pasuri me vlerë 3.5 mln euro është Albert Topuzi. Ky person, dyshohet se ka ngritur pasurinë e tij në qytetin e Elbasanit nga paratë që vijnë nga veprimtari kriminale. 

Topuzi rezulton të jetë i arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Prokuroria, ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të 46-vjeçarit banues në Elbasan. Topuzi është autor i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, pasi më parë ka qënë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese.

Prokuroria po vijon punën për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që Topuzi dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Pasuria e sekuestruar

1.Pasuria nr.22/25 trual + ndërtesë 2 kate (godinë shërbimi), përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;
2.Pasuria nr.429/11 vol 19 faqe 92, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga Albert Topuzi;
3.Pasuria nr. 4/611+1-29 vol 23 faqe 20, Zk 8524, sipërfaqe 109 m2, vlera 5,354,080 lekë përfituar me kontratë shitblerje në datë 22.08.2012;
4.Pasuria 22/23 ZK 8526, godinë banimi 1 kat, përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;
5.Pasuria nr.429/13 vol 19 faqe 94, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga Gentian Topuzi;
6.Pasuria nr.5/289 ZK 8524, e llojit ndërtese 3 kate + bodrum + nënçati, me sipërfaqe 241,8 m2 truall, nga kjo ndërtesë : kati përdhe sip.153,8 m2, kati bodrumit me sip 151.4 m2, kati i parë me sip 164.5 m2, kati dytë me sip 164.5m2, sip. e nënçatisë 140+24.1 m2;
7.Pasuri nr.22/24 ZK 8526, godinë banimi 1 kat 60 m2, përfituar me leje legalizmi në vitin 2013;
8.Pasuria nr.429/12 vol 19 faqe 93, ZK 8526 e llojit truall;
9.Pasuria nr.5/149+1-21, vol 6 faqe, 136 ZK 8524 e llojit apartament në bashkëpronësi mes Gentian Topuzi dhe Albert Topuzi , përfituar nga privatizimi që disponohen nga Bashkim Topuzi;
10.Automjetet me targë AA 3.. CD, AV 2.., AA 1.. YN, AA 4.. DA në pronësi të Bashkim Topuzi
11.Automjeti me targë automjetin me targë AA 6.. RM në pronësi të Gentian Topuzi.

albert topuzi sekuestrohet pasuria e albert topuzit

Sondazh

Poll