Aktualitet

VIDEO/ Aksident në Vlorë, makina merr para motorin, drejtuesi dërgohet në spital 

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

6 Tetor 2022, 08:45 Nga I.A
 
VIDEO/ Aksident në Vlorë, makina merr para motorin, drejtuesi
Pamje nga aksidenti

VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një makinë ka përplasur një motor. Mjeti me drejtuese një vajzë me iniciale K.B ka përplasur motorin me drejtues A.M. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Albano Romina”, Vlorë, një automjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen K. B, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. M, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e automjetit shtetasja K. B, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

aksident ne vlore

Sondazh

Poll