Aktualitet

I dënuar në Itali me 25 vite e 8 muaj burg për drogë, arrestohet 55-vjeçari në Durrës (EMRI)

55-vjeçari, i arrestuar në flagrancë në Durrës, ishte i kërkuar nga shteti Italian, pasi është dënuar me 25 vite e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike. 

6 Tetor 2022, 08:40 Nga A.B
I dënuar në Itali me 25 vite e 8 muaj burg për drogë,
Policia

DURRËS- Edmond Kanakçiu (Kondakçiu) është arrestuar nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana. 55-vjeçari, i arrestuar në flagrancë në Durrës, ishte i kërkuar nga shteti Italian, pasi është dënuar me 25 vite e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike. 

Operacioni policor i koduar “Koordinatat”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, të Kanakçiut i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. Ai banonte në lagjen nr., 13 Durrës, duke shmangur dënimin në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Tashmë pritet që të bëhet ekstradimi i tij drejt Italisë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

I dënuar në Itali, me 25 vjet e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Durrës dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin, 55-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht. Në vijim të punës për kapjen e personave të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinatat”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç, banues në lagjen nr., 13 Durrës, pasi autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali, pas dhënies së vendimit për dënimin e 55-vjeçarit me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

edmond kanakciu edmond kondakciu arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll