Aktualitet

Gjendet i mbytur një 30-vjeçar në Liqenin e Farkës, Policia: Nuk ka shenja dhune

Forcat blu, dyshojnë se 30-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor

6 Tetor 2022, 08:26 Nga A.B
Gjendet i mbytur një 30-vjeçar në Liqenin e Farkës,
Liqeni

TIRANË- Një 30-vjeçar është gjetur i pajetë në liqenin e Farkës. Trupi i personit me inicialet L.D, është gjetur mëngjesin e sotëm. Policia informon se në trup nuk kishte shenja dhune, duke hedhur poshtë aludimet se ai mund të jetë dhunuar. Po ashtu, forcat blu, dyshojnë se 30-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 06.10.2022, në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

gjendet i mbytur 30-vjecari ne liqen tirane

Sondazh

Poll