Aktualitet

“Duhet të motivohet stafi mësimdhënës për të rritur cilësinë”, Alibehmeti: 1 në 3 maturantë vendosë të ikë jashtë vendit

Alimehmeti tha gjithashtu se niveli i arsimit në Shqipëri ka rënë dhe se kjo gjë shihet nga aplikimet, pasi 1 në tre maturantë largohen nga Shqipëria. 

5 Tetor 2022, 22:06 Nga F.M
“Duhet të motivohet stafi mësimdhënës për të
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Ilir Alimehmeti, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, ka deklaruar se bojkoti i mësimit i cili do të nisë në 17 tetor po bëhet pasi qeveria nuk po merr parasysh kërkesat e tyre për rritjen e pagave. I ftuar në “Open”, Alimehmeti tha se bojkoti do të vijojë nëse nuk rriten pagat duke sjellë një përshkallëzim të situatës. Pedagogu tha se kanë rënë dakort për diaa pika me Ministrinë e Arsimit, por që nuk do ta ndalin bojkotin nëse nuk ju rriten pagat. Alimehmeti tha gjithashtu se niveli i arsimit në Shqipëri ka rënë dhe se kjo gjë shihet nga aplikimet, pasi 1 në tre maturantë largohen nga Shqipëria. 

"Kemi bërë negociatat në shtator me Ministrinë e Arsimit. kemi rënë dakord me disa pika që duhet të ishin zgjidhur nga ministria. Doktoratura, duhet të ketë udhëheqësi dy doktoratura të përfunduara, ndërsa deri në 2022 janë pezulluar dhënia e doktoraturave. Me ministrinë kemi rënë në kompromis për pjesën që nuk ka implikime buxhetore. Çdo të ndodhë më tej me 17 tetor do bojkotohet mësimi. Nëse nuk rriten pagat do vijojë bojkoti. Nëse nuk kemi një përgjigje për kërkesat tona, bojkoti i mësimit do të vijojë edhe përtej 17 tetorit. Nuk do hyjmë në salla deri në një përgjigje të kryeministrit. Ektstreme është greva e urisë jo bojkoti i mësimit. Duhet të marrim parasysh produktin që është formimi i studentëve. nëse ka investim ky shkon në produktin e studentëve. Shembull për këtë janë aplikimet, 1 në 3 maturantë vendosi të ikë jashtë vendit. Nuk di një familje të jetë e lumtur të largojë fëmijën 18 vjeç nga vetja. Ikin sepse gjejnë një ofertë më të mirë arsimore. Ne duhet të ngremë këtë koncept. Çfarë e bën një staf më të motivuar e një staf më i kualifikuar të afrohet? Duhet ti ofrosh kushtet, këtë kërkojnë edhe sindikatat. Çdo vit mbyllen degë. Në 2018 u mbyllën 41 degë studimi në Shqipëri. Nuk po i tërheqim dot studentët. Duhet të investojmë në shumë plane. nuk është vetëm rrogë. Jemi shumë larg Kosovës me pagat, mos e krahasojmë me Europën. mali i Zi është akoma më larg. Kosova shtet më i ri nga ne, si arrin të ketë paga më të larta se ne?”, tha ai.

ilir alimehmeti protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll