5 Tetor 2022, 23:11
Nga F.M
Bledar Tahiraj
TIRANË- Bledar Tahiraj ose Alias Hoxha nga fshati Deçan i Kosovës, është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Unmiku. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se është arrestuar në 29 shtator 2022 nga policia e Shkodrës, në përpjekje për ta kaluar kufirin në pikën e kalimit kufitar në Muriqan. Emri i tij është shënuar me ngjyrë të kuqe në sistemin TIMS e për pasojë është bërë arrestimi i tij.
Ndalimi i Tahirajt u krye për qëllim ekstradimi në drejtim të Kosovës. Çështja penale ndaj tij është transferuar në gjykatën e Durrësit, aty ku Tahiraj ka vendbanimin prej disa vitesh. Gjykata, aktualisht ka caktuar masën e “Arrestit në burg” me afat 40 ditor ndaj Tahirajt, duke qëndruar në pritje të mbërritjes së letërporosisë nga Kosova për ekstradimin e tij.
Hoxha kishte dhjetëra vite që banonte në lagjen nr.14 në Durrës. Ai strehohej në këtë qytet pas një vrasjeje të kryer në Kosovë, gjatë kohës kur ishte i mitur. Kosovari, sipas Qynos, vrasjen e ka kryer në Deçan dhe prej nga ajo ditë është larguar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, duke falsifikuar gjeneralitetet.
Ai ka qëndruar në Shqipëri për disa vite, duke bërë që dënimi për vrasjen e kryer në Kosovë, të parashkruhet. Tahiraj ka mundur të marrë shtetësinë shqiptare, duke u pajisur me pasaportë biometrike. Pavarësisht kësaj situate autoritet e drejtësisë kosovare, kanë lëshuar një mandat arresti për Tahiraj, ku këtë herë e akuzojnë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”. Kjo pasi Tahiraj, ka përdorur një kartë identiteti false të Kosovës dhe një pasaportë të falsifikuar çeke.
bledar tahiraj arrestohet bledar tahiraj
Aktualitet
5 Tetor 2022, 22:36
F.M
Emigrantët
BRITANI E MADHE- Sekretarja e re e Brendshme, Suella Braverman, kritikoi dje gjykatat evropiane për ndërhyrje në përpje...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 22:06
F.M
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Ilir Alimehmeti, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, ka deklaruar se bojkoti i mësimit i cili do të ni...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 21:55
Aurela Anastasi
TIRANË- Ish-prokurori Besnik Cani, i cili mori fitore nga Gjykata e Strasburgut, ka katër muaj kohë që t’u drejto...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 21:53
Banesat
Tërmeti i 26 nëntorit preku edhe shumë familje në qytetin e Rrogozhinës, nga ku u vendos rindërtimi i 102 banesave n&...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 21:43
e.k
Foto ilustruese
MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Milot, ku 4 mjete janë përpla...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 21:38
F.M
Aleksandër Kovaçi
TIRANË- Aleksandër Kovaçi, Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 21:24
F.M
Aleksandër Kovaçi
TIRANË- Aleksandër Kovaçi, Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 21:21
e.k
Protesta e pedagogëve
TIRANË- Në Shqipëri, sindikatat e universiteteve publike zhvilluan sot një tubim proteste, ku kërkuan n...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 20:23
Shkodër
TIRANË- NË SHËNJESTËR/ Pjesa e Dytë
Por fenomeni i fajdes nuk është një krim i izoluar shqiptar. Eksp...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 20:07
F.M
Ylli Çangu
NË SHËNJESTËR/PJESA E PARË
Ndërsa malavita ka lëshuar kthetrat e veta dhe Shqipëria është k...