Aktualitet

'E zhdëpi në dru për drogën'/ Gazetari Qyno e ZBULON: Polici u konfliktua me vëllezërit Zotkaj, ai porositi të vriteshin

Në fjalën e tij, në një intervistë për "OraNews", u zbulua se për kë bëhej fjalë. Personi që donte të hiqte qafe Flamur Bejko është Sajmir Zotkaj.

5 Tetor 2022, 16:42 Nga k.m.
'E zhdëpi në dru për drogën'/ Gazetari Qyno e
Indrit dhe Gentian Beqiraj

TIRANË- Gazetari Elton Qyno u shpreh se polici Flamur Bejko ka kontraktuar 2 vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqiraj kishin marrë porosi për të vrarë 2 persona në Durrës, me të cilët ai ka pasur konflikt në ambientet e burgut. Në fjalën e tij, në një intervistë për "OraNews", u zbulua se për kë bëhej fjalë. Personi që donte të hiqte qafe Flamur Bejko është Sajmir Zotkaj. Gjithçka ka nisur në burg ku polici u kalonte drogë kundrejt pagesë vëllezërve, por më pas janë konfliktuar për pagesën.

'Polici Flamur Bejko ka kontraktuar 2 vëllezërit Beqiraj për të vrarë 2 persona në Durrës me të cilët ai ka pasur konflikt në ambientet e burgut. Bëhet fjalë për një ngjarje ku efekti i burgjeve ka qenë i përfshirë në tregtinë e lëndëve narkotike në burg dhe furnizonte njëri nga vëllezërit Zotkaj dhe kërkonte para. Kur nuk është paguar është konfliktuar me njërin nga vëllezërit. Konflikti ka vazhduar edhe pas daljes nga burgu dhe janë konfliktuar fizikisht. Në një ngjarje ai ka qëlluar edhe në ajër me pistoletë, ndërsa vëllezërit Zotaj i kanë marrë edhe armën e shërbimit dhe më pas e kanë dorëzuar në polici dhe duke e raportuar si konflikt mes tyre. Polici Flamur Bejko është kushëri edhe me njërin nga drejtuesit e një grupi kriminale në Shijak dhe ka porositur për vrasjen e vëllezërve Zotaj për tu hakmarrë,'- tha Qyno.

Sajmir Zotkaj, 37 vjeç, është arrestuar për trafik droge në vitin 2014. Gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Durrësit, Zotkaj u kap në vitin 2017 duke shpërndarë drogë në burg, në bashkëpunim me persona të tjerë. 5 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni të koduar “psikologu” që çoi në goditjen e një rrjeti kriminal që fuste drogë në burgun e Durrësit. Psikologu i burgut, Arjan Belishova i’a dorëzonte lëndën narkotike Saimir Zotkaj, i cili më pas e shpërndante lëndën narkotike në ambientet e burgut.

Por sot, Bejko ka deklaruar se paratë, konkretisht 3500 euro i ka dhënë pas kërkesës qe i kanë bërë një nga vëllezërit për të plotësuar dokumentet e banimit në Greqi.

indrit beqiraj gentian beqiraj tirane operacioni porositesi sajmir zotkaj

Sondazh

Poll