Aktualitet

Grabitja e 4.6 mln € në Rinas, dënohen me 122 vite 7 autorët. Talo Çela gjykohet veç, paratë s'janë gjetur

8 personat, akuzohen se  janë anëtarë të grupit kriminal që planifikoi vjedhjen me armë të shumave monetare në Rinas, duke përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, e duke planifikuar me detaje grabitjen e cila ende e sot përflitet dhe kujtohet si ngjarje si në filma.

5 Tetor 2022, 15:10 Nga k.m.
Grabitja e 4.6 mln € në Rinas, dënohen me 122 vite 7
Foto ilustruese

TIRANË- 122 vite burg për 7 të pandehurit për grabitjen e eurove nga aeroporti i Rinasit. Edhe pse Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit kërkoi në total 157 vite për të gjithë, trupa gjykuese ka vendosur që të lërë 20 vite pas hekurave të qelisë Klement Çalën dhe nga 17 vite burg për të pandehurit e tjerë, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi. Gjykimi për të shumëkërkuarin Talo Çela vijon të jetë i ndarë, pasi ai është ende në arrati.

8 personat, akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që planifikoi vjedhjen me armë të shumave monetare në Rinas, duke përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, e duke planifikuar me detaje grabitjen, e cila ende e sot përflitet dhe kujtohet si ngjarje si në filma.

Alkond Bengasi ka pranuar të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai tregoi mënyrën se si furgoni i bardhë u modifikua në një makinë të Hetimit Tatimor, që të futej në aeroport pa rënë aspak në sy. Bengasi është kushëriri i Klement Çalës, të kërkuarit kryesor për grabitjen në Rinas. Bengasi u prangos më 22 prill bashkë me 3 të arrestuarit e tjerë Saimir Çela, Oltjon Veseli dhe Renaldo Sula. 

Grabitja ndodhi në aeroportin e Rinasit, mesditën e 9 prillit të vitit 2019. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Por që paratë e marra ende nuk janë gjetur, e nuk dihet se ku kanë përfunduar. 

klement cala grabitja ne rinas

Sondazh

Poll